KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur rreth 270 euro, i dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur rreth 270 euro, i dorëzon në polici

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në rrugën "Brigada 161” në Ferizaj, qytetari A. Gashi nga Ferizaj ka gjetur një shumë prej 264.40 eurosh, të cilat menjëherë i ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas verifikimit të dokumentacionit dhe identifikimit të pronares, policia ka kontaktuar qytetaren N.A., së cilës paratë i janë kthyer me procesverbal.

"Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar dhe vlerësuar lart qytetarin A. Gashi për këtë gjest shembullor, ndershmërinë dhe përgjegjësinë qytetare" – thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.