KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Supremja lë në fuqi paraburgimin për dy të akuzuarit për krime lufte

Supremja lë në fuqi paraburgimin për dy të akuzuarit për krime lufte

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve M.P. dhe Zh.Z., të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Në vendimin e saj, Kolegji i Gjykatës Supreme ka shqyrtuar kërkesat e dorëzuara kundër vendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit, duke vlerësuar se nuk ka bazë ligjore për pranimin e tyre.

Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshim i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen, duke arritur në përfundimin se janë plotësuar kushtet për vazhdimin e paraburgimit.

Sipas arsyetimit të gjykatës, ekziston rreziku i arratisjes në rast të lirimit, duke marrë parasysh peshën e veprës penale dhe sanksionet e mundshme, si dhe faktin se të pandehurit janë shtetas të Serbisë dhe posedojnë dokumente udhëtimi.

Gjykata Supreme theksoi se gjykatat më të ulëta kanë dhënë arsye të mjaftueshme ligjore dhe nuk kanë bërë shkelje procedurale, ndërsa masat alternative ndaj paraburgimit janë vlerësuar si të pamjaftueshme.

Vendimi i Gjykatës Supreme vjen në kuadër të procedurës penale për veprën “krime lufte kundër popullatës civile”, e cila sipas Kodit Penal të Kosovës aktualisht trajtohet si “krim kundër njerëzimit”. /Teelgrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.