KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Supremja e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër largimit nga pozita e kryeprokurorit

Supremja e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër largimit nga pozita e kryeprokurorit

Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për largimin e tij nga pozita udhëheqëse.

Vendimi është marrë më 27 tetor, pasi Gjykata Supreme ka shqyrtuar nëse ankesa i plotësonte kushtet ligjore për t’u trajtuar nga kjo gjykatë.

Supremja ka vlerësuar se vendimi i KPK-së për largimin e Isufajt nga pozita udhëheqëse nuk është vendim disiplinor, pasi ndaj tij nuk është konstatuar përgjegjësi disiplinore. Sipas Gjykatës, vendimi është akt individual me karakter administrativ.

Për këtë arsye, Supremja ka konstatuar se nuk ka bazë ligjore për ta shqyrtuar ankesën në kuadër të kompetencës së saj për çështjet disiplinore.

Gjykata ka bërë të ditur se ligjshmëria e vendimit të KPK-së mund të kontestohet përmes procedurës së konfliktit administrativ, para gjykatës kompetente.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.