KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Izrael, më e larta në dekada

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Izrael, më e larta në dekada

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Izrael ka arritur nivelin më të lartë në më shumë se katër dekada, ndërsa qytetarët po votojnë në një proces që konsiderohet nga shumëkush si një nga më të rëndësishmit në historinë e vendit.

Sondazhet e publikuara të premten tregojnë një garë tejet të ngushtë mes kryeministrit aktual, Benjamin Netanyahu, dhe ish-shefit të ushtrisë, Gadi Eisenkot, i cili synon të marrë drejtimin e qeverisë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, asnjëri prej dy blloqeve politike nuk parashikohet të sigurojë 61 ulëset e nevojshme për krijimin e shumicës parlamentare. Kjo situatë mund të çojë në negociata të gjata politike, të cilat mund të zgjasin me javë apo edhe muaj.

Fushata zgjedhore është dominuar nga çështjet e demokracisë dhe sigurisë, ndërsa votimi po shihet gjerësisht si një referendum për udhëheqjen e Netanyahut dhe të ardhmen e tij politike.

Mëngjesin e së martës, disa nga partitë kryesore raportuan pretendime për parregullsi në qendrat e votimit në pjesë të ndryshme të vendit.

Megjithatë, Komiteti Qendror Zgjedhor i Izraelit deklaroi se deri më tani nuk ka prova për manipulim sistematik të fletëvotimeve.

Sistemi zgjedhor proporcional i Izraelit bën që qeveritë të formohen përmes koalicioneve, duke e bërë shpesh procesin e krijimit të shumicës parlamentare të paparashikueshëm. Aleancat politike mund të ndryshojnë ndjeshëm nga një palë zgjedhje në tjetrën, ndërsa gara e sivjetme paraqitet veçanërisht e ngushtë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.