KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 30-të, vëmendja në Gjilan

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 30-të, vëmendja në Gjilan

Xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë vazhdon sot me tre ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.

Padyshim që vëmendja do të jetë në Gjilan, me liderin aktual Dritën që takohet me Llapin që ndodhet në zonën e rënies.

Gjilanasit duan tre pikët për të vazhduar garën për titull, derisa llapjanët udhëtojnë për të shkaktuar befasi.

Ndeshje shumë interesante zhvillohet edhe në Suharekë, me Ballkanin që është nikoqir i Ferizajt.

Vendasit duan fitoren për të vazhduar garën për titull, derisa Ferizaj udhëton për mos t’u mposhtur.

Sfidë shumë e fortë luhet edhe në Klinë,me Dukagjinin që është nikoqir i Malishevës, ku dy skuadrat duan fitoren.

Të gjitha ndeshjet e sotme në Superligë fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.