KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ronaldinho rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare: “Driblimi im më i bukur është të luaj sërish futboll”

Ronaldinho rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare: “Driblimi im më i bukur është të luaj sërish futboll”

Legjenda braziliane, Ronaldinho, është gati të rikthehet në futbollin aktiv me fanellën e Ravennas, në moshën 46-vjeçare.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit do të luajë të dielën ndaj Forlìt, në një ndeshje të Serisë C italiane.

“Jam i lumtur që pas kaq shumë kohësh mund të rikthehem në fushë. Dua t'i bëj të lumtur tifozët e rinj dhe të kalojmë një ditë të bukur së bashku. Kam fituar gjithçka në karrierë, por kjo përvojë e re është diçka shumë speciale”, deklaroi Ronaldinho.

Braziliani kujtoi edhe golin e tij të parë në Itali, të shënuar në derbin Milan – Inter, me fanellën kuqezi.

Ai shpreson që rikthimi në fushë t'i sjellë edhe një tjetër moment të veçantë, ndërsa nuk e përjashton mundësinë për të arritur në kuotën e 300 golave në karrierë.

I pyetur se cili është driblimi më i bukur i karrierës së tij, Ronaldinho u përgjigj me humor: “Të rikthehem të luaj në moshën 46-vjeçare”.

Ai foli edhe për Endrickun, të cilin e vlerësoi si futbollist me potencial për të luajtur në çdo ligë të botës, ndërsa Carlo Ancelottin e cilësoi trajnerin më të mirë në botë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.