Java e shtatë e Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) ku në planprogram janë dy ndeshje për t’u zhvilluar.
Në duelin e parë Feronikeli ’74 do të jetë nikoqire e Vushtrrisë, dy skuadra të sapopromovuara në elitën e futbollit kosovar.
Ndërkohë në duelin tjetër, Malisheva e cila këtë sezon ka bërë një start mjaft të fuqishëm, do të pres në ‘Liman Gegaj’ skuadrën e Malishevës.
Në Drenas, Feronikeli ’74 do të jetë në kërkim të fitores së dytë këtë edicion, pasi të tjerat i ka humbur që të gjitha, ndërkohë Vushtrria do ta kërkojë të parën pasi deri më tani nuk ka arritur asnjë rezultat pozitiv pas gjashtë xhirove të para.
Malisheva në anën tjetër synon fitoren për të mbajtur hapin me liderin Prishtinën që mbrëmë (e premte) triumfoi në udhëtim ndaj Gjilanit.
Ballkani në anën tjetër synon t’i rikthehet fitoreve pas dy ndeshjeve pa rezultat pozitiv, ku së fundmi barazoi pa gola 0-0 në shtëpi ndaj Dukagjinit.
Kujtojmë se të dyja këto ndeshje pritet të nisin me fillim nga ora 16:00./Telegrafi/