Klubet kryesore të futbollit turk, përfshirë rivalët e mëdhenj Galatasaray dhe Fenerbahçe, si dhe Konyaspor, kanë reaguar me deklarata të përbashkëta solidariteti në mbështetje të Beshiktashit, pas ngjarjeve të tensionuara dhe ndërhyrjes së forcave të sigurisë ndaj tifozëve turq në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Hapoel Beer Shevas në Gjeorgji.
Përmes komunikatave zyrtare, klubet turke kanë dënuar ashpër përdorimin e forcës joproporcionale ndaj tifozëve të Beşiktaşit që shprehën mbështetje për popullin palestinez, duke i bërë thirrje UEFA-s të heqë dorë nga standardet e dyfishta dhe ta rishqyrtojë vendimin për zhvillimin e këtyre takimeve në terren neutral.
Reagimi i Galatasarayt:
“Nuk e pranojmë që ekipet turke të privohen nga e drejta për të luajtur në fushat e tyre dhe para tifozëve të tyre në garat ndërkombëtare. UEFA duhet të heqë dorë tashmë nga praktikat e saj me standarde të dyfishta ndaj klubeve tona, të cilat janë larg parimit të barazisë! Gjithashtu, e dënojmë ashpër ndërhyrjen joproporcionale të forcave të sigurisë ndaj tifozëve të Beşiktaşit sonte në Gjeorgji. Si Klubi Sportiv Galatasaray, shprehim mbështetjen tonë për komunitetin e Beşiktaşit dhe tifozët e prekur nga ngjarjet e ndodhura, dhe u urojmë shërim të shpejtë tifozëve të lënduar.”
KAMUOYUNA AÇIKLAMA pic.twitter.com/rUmYBzg3o8
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) November 26, 2026
Reagimi i Fenerbahçes:
“I dënojmë ashpër sulmet ndaj qytetarëve tanë para dhe gjatë ndeshjes që Beşiktaşi, duke përfaqësuar vendin tonë në Evropë, e zhvilloi në Gjeorgji. Përdorimi i forcës joproporcionale ndaj tifozëve të Beşiktaşit, të cilët, ashtu si çdo qytetar turk që e sheh qëndrimin pranë të shtypurve si një përgjegjësi humanitare, shprehën mbështetjen e tyre për popullin palestinez, është i papranueshëm. Si Klubi Sportiv Fenerbahçe, theksojmë se qëndrojmë kundër çdo forme padrejtësie të drejtuar ndaj sportit turk dhe qytetarëve tanë… Besojmë se, në dritën e këtyre ngjarjeve shqetësuese, UEFA duhet ta rishqyrtojë vendimin e saj për ta detyruar Beşiktaşin të luajë në një terren neutral një ndeshje që duhej të zhvillohej në fushën e tij.”
Beşiktaş’ın yanındayız
Ülkemizi Avrupa’da temsil eden Beşiktaş’ın Gürcistan’da oynadığı karşılaşma öncesinde ve esnasında vatandaşlarımıza yönelik gerçekleştirilen saldırıları şiddetle kınıyoruz.
Mazlumun yanında olmayı insani bir sorumluluk olarak gören her Türk vatandaşı gibi… pic.twitter.com/lOAL0s75hu
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) November 26, 2026
Reagimi i Konyasporit:
“Jemi me Beşiktaşin! I dënojmë sulmet ndaj tifozëve tanë para dhe gjatë ndeshjes së Beşiktaşit në Gjeorgji, ku klubi po përfaqëson vendin tonë në Evropë. Përdorimi i forcës joproporcionale ndaj tifozëve të Beşiktaşit që shprehin mbështetjen e tyre për popullin palestinez është i papranueshëm. I bëjmë thirrje UEFA-s që ta rishqyrtojë vendimin e saj për ta zhvilluar ndeshjen në fushë neutrale në dritën e këtyre ngjarjeve.”
Beşiktaş’ın Yanındayız!
Ülkemizi Avrupa’da temsil eden Beşiktaş’ın Gürcistan’da oynadığı karşılaşma öncesinde ve sırasında taraftarlarımıza yönelik saldırıları kınıyoruz. Filistin halkına desteğini dile getiren Beşiktaş taraftarlarına orantısız güç uygulanması kabul edilemez.… pic.twitter.com/KEtXgoh8Kv
— TÜMOSAN Konyaspor (@konyaspor) November 26, 2026
Me këto reagime, rivalitetet e brendshme në Superligën e Turqisë janë lënë mënjanë, teksa klubet turke janë bashkuar për të mbrojtur të drejtat e ekipeve të tyre në garat evropiane dhe tifozët e lënduar gjatë incidenteve në Batumi.

