KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sulmon policin gjatë transferimit për në Klinikën Psikiatrike

Sulmon policin gjatë transferimit për në Klinikën Psikiatrike

Një person i dyshuar ka sulmuar një zyrtar policor gjatë transferimit nga qendra e paraburgimit në Kamenicë drejt Klinikës Psikiatrike në Gjilan.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ndodhej në qendrën e paraburgimit, ku për shkak të gjendjes së rënduar psikike kishte marrë ndihmë mjekësore dhe ishte pajisur me raport mjekësor për transferim në Klinikën Psikiatrike.

Policia bën të ditur se, gjatë nxjerrjes nga qendra e paraburgimit dhe vendosjes së prangave, i dyshuari ka rezistuar dhe ka sulmuar zyrtarin policor.

Policit të lënduar i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.