Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vendosur flamurin kuq e zi në ndërtesën e komunës, në nderim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Sinani ka publikuar një video në profilin e saj në Facebook, ku shihet vendosja e flamurit kombëtar në objektin e komunës.
Vendosja e flamurit bëhet në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit, një prej datave më të rëndësishme kombëtare për shqiptarët./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

