KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sulmoi gruan fizikisht, ndalohet burri në Pejë

Sulmoi gruan fizikisht, ndalohet burri në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se ka pranuar një video nga një qytetar, në të cilën shihet një person duke ushtruar dhunë ndaj një viktime në qytet.

Pas pranimit të pamjeve, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës që të identifikojë personin e dyshuar dhe viktimën, si dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe ligjore.

Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë kanë shoqëruar në polici të dy personat për procedura të mëtejshme.

Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, me urdhër të prokurorit të shtetit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.