KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet një person në Ferizaj

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet një person në Ferizaj

Më 24 qershor, rreth orës 23:45, Stacioni Policor në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të dyshuar të dhunës në familje.

Sipas policisë, menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë mësuar se një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje familjare. I dyshuari ishte larguar nga banesa para arritjes së policisë.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”, ndërsa pas veprimeve hetimore, i dyshuari, 41 vjeç, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.