KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sulmet ruse lënë Ukrainën pa energji, pavarësisht ”armëpushimit” të Trumpit

Sulmet ruse lënë Ukrainën pa energji, pavarësisht ”armëpushimit” të Trumpit

Ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar gjatë natës në Ukrainë, pas sulmeve ruse në lindje të vendit, pavarësisht njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për atë që ai e cilësoi si armëpushim energjetik.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, fillimisht shprehu habi për njoftimin e bërë të dielën, por më pas deklaroi se Kievi do ta mbështeste marrëveshjen, nëse edhe Moska do të vepronte në të njëjtën mënyrë.

Deri më tani, Rusia nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me këtë nismë.

Sipas BBC-së, njoftimi i Trumpit pasqyron një praktikë të përsëritur të tij: Shpalljen e një marrëveshjeje përpara se të jetë e qartë nëse ajo është përfunduar dhe konfirmuar nga të gjitha palët.

Ndërkohë, Trump i ka bërë thirrje Ukrainës të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës ruse të naftës, në mënyrë që Moska të mund të përmbushë një marrëveshje të arritur së fundmi për furnizimin me naftë dizel të Shteteve të Bashkuara dhe tregut global.

Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase janë intensifikuar gjatë dimrave të njëpasnjëshëm që nga viti 2022, kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Ndërprerjet e fundit të energjisë ngrenë pikëpyetje mbi zbatimin e mundshëm të armëpushimit energjetik, ndërsa mbetet e paqartë nëse Rusia do t’i përgjigjet nismës së propozuar nga presidenti amerikan.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.