KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sulmet po japin efekt – qendrat tregtare ruse duken si fantazma

Sulmet po japin efekt – qendrat tregtare ruse duken si fantazma

Një qendër tregtare në Moskë ka tërhequr vëmendjen me një ofertë të pazakontë, duke ofruar hapësira për biznese për vetëm 1 rubël (0.01 euro) për metër katror.

Bëhet fjalë për qendrën tregtare Hudson, e cila e reklamon ofertën në faqen e saj zyrtare si një mundësi “jashtëzakonisht tërheqëse” për bizneset.

Oferta vjen në një kohë kur sektori tradicional i shitjeve me pakicë në Rusi po përballet me ndryshime të mëdha.

Platformat online Wildberries dhe Ozon, dy prej tregjeve më të mëdha të blerjeve në internet në vend, kanë zgjeruar ndjeshëm aktivitetin e tyre dhe kanë ndryshuar mënyrën se si konsumatorët blejnë.

Ndërkohë, lufta në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore kanë ndikuar në ekonominë ruse. Shumë marka ndërkombëtare janë larguar nga tregu, ndërsa ndryshimet në fuqinë blerëse dhe në sjelljen e konsumatorëve kanë shtuar presionin mbi bizneset tradicionale.

Në këtë sfond, çmimi prej vetëm 1 rubël për metër katror në një qendër tregtare në Moskë është një tregues i pazakontë i përpjekjeve për të tërhequr qiramarrës të rinj.

Oferta e Hudson ka nxitur diskutime për gjendjen e qendrave tradicionale tregtare në kryeqytetin rus, veçanërisht në një kohë kur blerjet online po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të tregut. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.