KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sulm pranë Ngushticës së Hormuzit

Sulm pranë Ngushticës së Hormuzit

Një anije transportuese me shumicë pranë Ngushticës së Hormuzit ka raportuar se është sulmuar nga disa anije të vogla, sipas Qendrës së Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar.

Anija kishte qenë në drejtim të veriut kur u sulmua, por i gjithë ekuipazhi është raportuar i sigurt dhe nuk ka pasur ndikim në mjedis.

Irani në fakt e ka mbyllur korridorin kryesor të transportit detar për trafikun tregtar, megjithëse herë pas here lejon kalimin e anijeve, duke marrë ndonjëherë pagesa.

Që atëherë janë raportuar sulme të shumta ndaj anijeve, ndërsa Irani është përpjekur të zbatojë bllokadën, për të cilën ai gjithashtu vendosi një flotë me anije të vogla luftarake.

Ndryshe, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, duhet të zgjedhë mes një “lufte të pamundur” ose një “marrëveshjeje të keqe” me Iranin.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, departamenti i inteligjencës i IRGC-së tha se Teherani i ka dërguar ushtrisë amerikane një afat për përfundimin e bllokadës ndaj porteve iraniane. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.