KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Fero pritet të jetë konkurrent i Big Brother VIP Kosova 5

Fero pritet të jetë konkurrent i Big Brother VIP Kosova 5

Reperi i njohur Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, pritet të jetë një nga konkurrentët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

Telegrafi merr vesh nga burime pranë spektaklit se reperi me origjinë nga Gjilani është një nga 20 konkurrentët që pritet të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë gjatë natës së parë të këtij edicioni.

“Big Brother VIP Kosova 5” nis të premten e ardhshme, ndërsa pjesëmarrja e Feros pritet të jetë një nga zhvillimet që do të tërheqin vëmendjen e publikut.

Artisti ka qenë edhe më parë pjesë e këtij formati, kur ishte i ftuar special në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku kishte mbajtur një ligjëratë për disa nga banorët.

Megjithatë, këtë herë, nëse pjesëmarrja e tij konfirmohet zyrtarisht, Fero do të përballet me një eksperiencë krejtësisht ndryshe, duke qenë vetë konkurrent dhe duke kaluar përballë sfidave të lojës dhe bashkëjetesës me banorët e tjerë.

Mbetet të shihet se si do të jetë rrugëtimi i reperit në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” dhe çfarë do të sjellë ai brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.