KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Studimi zbulon: Arsenali ndër ekipet më “me fat” në Ligën Premier këtë sezon

Studimi zbulon: Arsenali ndër ekipet më “me fat” në Ligën Premier këtë sezon

Arsenali ka qenë një nga skuadrat më “me fat” në Ligën Premier këtë sezon, sipas një studimi të ri.

“Topçinjtë” aktualisht kryesojnë tabelën e Ligws Premier, me tri pikë më shumë se Manchester City, megjithëse kanë zhvilluar një ndeshje më shumë.

Skuadra e Mikel Artetës nuk e ka më në dorë plotësisht fatin e saj, por e di se pesë fitore radhazi dhe një rritje e madhe e golavarazhit, nëse City i barazon rezultatet do t’i jepnin së paku një shans.

Katër nga shtatë fitoret e Arsenalit në vitin 2026 kanë ardhur me vetëm një gol diferencë, ndërsa që prej fillimit të vitit ekipi ka humbur pikë kundër Manchester City, Nottingham Forest, Bournemouth, Wolves, Brentford, Manchester United dhe Liverpool.

Megjithatë, Arsenali renditet lart kur bëhet fjalë për “fat të pastër”, sipas një studimi të ri nga The Pools.

Studimi analizon paraqitjet e secilës nga 20 skuadrat e Ligës Premier këtë sezon, duke u bazuar në gjashtë faktorë kyç: goditjet në shtyllë për/kundër, golat në raport me golat e pritur (xG), gabimet e VAR-it për/kundër, numri total i lëndimeve, autogolat e shënuar dhe pikët e fituara nga minuta e 85-të e tutje.

Sipas vlerësimit të studimit, Arsenalit i kanë shkuar në favor pesë vendime të pasakta të VAR-it – diçka që vështirë se do t’i sjellë ngushëllim pas ngjarjeve kaotike me VAR-in në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të së mërkurës ndaj Atletico Madrid./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.