KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Studentët përmbysin “karriget e dialogut” të Ramës

Studentët përmbysin “karriget e dialogut” të Ramës

Është përshkallëzuar situata para kryeministrisë, ku pak më herët kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nxori në mënyrë simbolike karriget për dialog me protestuesit.

Sipas A2 CNN, këta të fundit kanë thyer e përmbysur karriget, transmeton Klankosova.tv.

Pedagogët të cilët dolën sot në mbështetje të studentëve, kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe kanë paralajmëruar bojkot të universitetit. 

"Ka pasur fillimisht përmbysje dhe thyerje të karrigeve, por nuk ishin pedagogët. Ata kanë kërkuar distancimin, pedagogët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe lirimin e studentëve të ndaluar nga policia. Ata kanë deklaruar se nëse studentët pranojnë të dialogojnë me kryeministrin edhe pedagogët do t’i mbështesin në çdo vendim dhe kanë mbështetur kërkesat e studentëve. Pedagogët kanë dalë në mbrojtje të studentëve dhe kanë deklaruan se do të jenë çdo ditë në orën 10:00 para korpusit universitar dhe nuk do të ketë mësim në universitete”, raportoi gazetarja e A2 CNN, Ornela Joti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.