KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Studentë protestues mblidhen te Ministria e Arsimit në Tiranë

Studentë protestues mblidhen te Ministria e Arsimit në Tiranë

Studentët u mblodhën sërish këtë të enjte përpara Ministrisë së Arsimit, ku policia ka krijuar një gardh para godinës, në një tjetër protestë kundër qeverisë dhe klasës politike në vend.

Të rinjtë kanë nisur thirrjet kundër qeverisë dhe uniformave blu, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit.

“Poshtë diktatura, poshtë patronazhistët”, “Erdhën studentët!”, “Polici, këtu na ke, ti mbron kriminelët, jo ne”, “Polici e krimit”, janë disa nga thirrjet që dëgjohen gjatë protestës.

Në orët e paradites një grup qytetarësh protestuan para ambienteve të Kuvendit, ndërsa policia kishte rrethuar perimetrin me gardh metalik. Gjatë protestës nuk u shënuan incidente.

Prej 17 ditësh, studentë, por edhe qytetarë, kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Kryeministri Edi Rama u ka bërë ftesë për dialog, por studentët kanë refuzuar uljen në tryezë për parashtrimin e kërkesave të tyre.

Protestat u shoqëruan me përplasje të ashpra ndërmjet policisë dhe protestuesve, ku këta të fundit kryen akte dhunë nëpër institucione publike, biznese private si dhe shkatërruan sinjalistikën rrugore./atsh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.