KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Të gjitha ndeshjet e planifikuara për sot në kuadër të Kupës së Mbretit në Spanjë janë shtyrë në shenjë respekti dhe solidariteti me viktimat e aksidentit tragjik.

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) bëri të ditur se për pasditen dhe mbrëmjen e sotme ishin planifikuar gjithsej 24 ndeshje.

Përmes një njoftimi, RFEF ka bërë të ditur se datat e reja dhe oraret e zhvillimit të ndeshjeve të shtyra do të publikohen në ditët në vijim, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Familja e madhe e futbollit spanjoll mbetet e bashkuar në dhimbje për këtë tragjedi, duke shprehur mbështetjen e saj për autoritetet në përpjekjet për t'u ndihmuar viktimave të këtij aksidenti shkatërrues”, thuhet në njoftimin e federatës.

Vendimi për shtyrjen e ndeshjeve është marrë si shenjë respekti ndaj viktimave dhe solidariteti me të prekurit nga kjo tragjedi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.