Trajneri Luciano Spalletti ka kritikuar paraqitjen e Edonit pas ndeshjes, duke vënë në pah disa mangësi në lojën e tij, veçanërisht në fazën defensive.
Spalletti ka pranuar se futbollisti ka cilësi, por sipas tij, ende i mungon vazhdimësia gjatë gjithë ndeshjes.
“Ai ka cilësi dhe ato janë të rëndësishme, por humb gjëra gjatë lojës. Humb qetësinë në mbrojtje dhe pozicionimin, si dhe kur ndjek një kundërshtar. Në këtë nivel nuk mund ta përballosh këtë. Ke nevojë për lojë të vazhdueshme për 90 minuta. Paraqitjet individuale nuk janë të mjaftueshme”, ka deklaruar Spalletti, raporton mediumi “Goal”.
E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi duket gjithnjë e më e pasigurt. Sipas mediumit “Goal”, aventura e futbollistit kosovar me klubin italian mund të përfundojë që në afatin kalimtar të janarit.
“Duke pasur parasysh situatën aktuale, Zhegrova dhe Juventusi mund të ndahen që në afatin kalimtar të dimrit. Juventusi po shqyrton transferimin e një lojtari më të përshtatshëm për vizionin e Spallettit”, shkruan “Goal”.
Nga 36 paraqitje, Edoni ishte 35 herë si zëvendësues dhe vetëm një si titullar është e saktë sipas statistikave të publikuara deri më 9 nëntor 2026./IndeksOnline/

