Fabio Capello e ka krahasuar mesfushorin e Juventusit, Kenan Yildiz, me fenomenin e Barcelonës, Lamine Yamal.
Ish-trajneri dhe aktualisht opinionisti, theksoi rëndësinë e Yildizit për Juventusin, duke theksuar se rikthimi i tij në fushë pritej me padurim.
“Ai shfaq gjëra që të tjerëve as nuk u shkojnë ndërmend: mungesa e tij ndihet te Juve, në futboll, por edhe te tifozët. Ai zotëron dhe sjell kreativitet. Kenan Yildiz është Lamine Yamal i Italisë!” – u shpreh Capello.
Mungesa e Yildizit ka qenë veçanërisht e dukshme për Juventusin, pasi 20-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më kreativë në skuadër.
/GazetaBlic Sport
Burimi: gazetablic.com ↗

