KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sot vazhdimi i seancës konstituive, a do të përmbyllet konstituimi i Kuvendit?

Sot vazhdimi i seancës konstituive, a do të përmbyllet konstituimi i Kuvendit?

Sot do të vazhdojë punimet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq në rend dite është zgjedhje e nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca është planifikuar të mbahet në ora 11:00.

Ndryshe, procesi i konstituimit të Kuvendit ka mbetur te pika e nënkryetarëve të Kuvendit.

Të mërkurën, u zgjodh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, por procesi mbeti te nënkryetarët, pasi deputeti nga radhët e Listës serbe, propozoi kandidatin për nënkryetar duke e nisur me fjalinë “në emër të popullit serb”.

Pas kësaj deklarate, kryetarja Haxhiu ndërpreu seancën, duke thënë se kjo është antikushtetuese.

Ajo theksoi se në Kosovë ka komunitet serb, jo popull serb.

Edhe pas pauzës, në tentativën e dytë, Simiq nuk tërhoqi fjalën, gjersa tha sërish se është pjesëtar i popullit serb.

Pas kësaj, kryetarja ndërpreu punimet e seancës.

Haxhiu po ashtu në seancën e kaluar kishte deklaruar se nuk ka pajtim as ndërmjet LVV, PDK e LDK-së për mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.