KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë, i dyshuari arrestohet, sekuestrohet një pushkë automatike

Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë, i dyshuari arrestohet, sekuestrohet një pushkë automatike

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e Gjakovës, konfirmoi  se sot rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin, Krasniqi tha se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar “tri (3) gëzhoja dhe një (1) armë e gjatë automatike”.

Personi i dyshuar është arrestuar, “ndërsa lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, përfundoi Krasniqi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.