KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sot seanca e Kuvendit për buxhetin

Sot seanca e Kuvendit për buxhetin

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Seanca do të mbahet në ora 11:00.

Projektligji parasheh që buxheti i përgjithshëm i shtetit për vitin 2026 të jetë rreth 4 miliardë euro.

Ky buxhet e përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që paguhen nga buxheti, pagë e cila do t’u paguhet sa po të hyjë në fuqi Ligji i Buxhetit, kishte deklaruar Kurti ditë më parë gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Buxheti 2026, sipas kryeministrit Albin Kurti përmban edhe rritjen e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 % në 0.50 %, për 15 vitet e para. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.