KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sot do të ndodh eklipsi, kur mund të shihet në Maqedoninë e Veriut

Sot do të ndodh eklipsi, kur mund të shihet në Maqedoninë e Veriut

Sot, në pjesë të caktuara të botës do të ndodhë një eklips i plotë i Diellit. Ky fenomen do të përfshijë pjesët veriore dhe perëndimore të planetit, nga Poli i Veriut dhe Groenlanda, përmes Islandës, deri në Spanjë dhe disa pjesë të Ishujve Balearikë, ku Hëna do ta mbulojë plotësisht diskun e Diellit. Në pjesën më të madhe të Evropës, eklipsi do të jetë i pjesshëm.

Sipas NASA-s, kohëzgjatja maksimale e eklipsit do të jetë 2 minuta e 18 sekonda mbi Detin e Grenlandës, ndërsa gjerësia e brezit të hijes së plotë do të jetë rreth 290 kilometra.

Astronomët u bëjnë thirrje qytetarëve të mos shikojnë drejtpërdrejt Diellin gjatë eklipsit të pjesshëm pa syze mbrojtëse me certifikim zyrtar ISO 12312-2.

Sipas ekspertëve, eklipsi nuk duhet të vëzhgohet as përmes dylbive, teleskopëve apo pajisjeve të tjera optike pa mbrojtjen e duhur.
Shikimi drejtpërdrejt në Diell pa mbrojtje të përshtatshme mund të shkaktojë dëmtime serioze dhe të përhershme të shikimit, paralajmërojnë ekspertët.

Në Maqedoni do të mund të shihet një eklips i pjesshëm i Diellit. Fenomeni do të fillojë në ora 19:29, ndërsa faza maksimale do të jetë rreth 19:35–19:36, pak para perëndimit të Diellit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.