KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Sonte ndizet Sheshi “Zahir Pajaziti”: Portugali – DR Congo dhe derbi Angli – Kroaci LIVE

Sonte ndizet Sheshi “Zahir Pajaziti”: Portugali – DR Congo dhe derbi Angli – Kroaci LIVE

Prishtina Football Fest vazhdon sonte me dy ndeshje të mëdha të Kampionatit Botëror 2026, duke sjellë sërish atmosferën e futbollit botëror në zemër të kryeqytetit.

Në Sheshin “Zahir Pajaziti”, publiku do të ketë mundësi ta ndjekë LIVE në ekran gjigant ndeshjen Portugali – DR Congo nga ora 19:00, për të vazhduar më pas me derbin e mbrëmjes, Angli – Kroaci, nga ora 22:00.

Pas netëve të para me atmosferë të jashtëzakonshme, Sheshi “Zahir Pajaziti” tashmë është kthyer në stadium të hapur për qytetarët, tifozët, familjet dhe grupet e shoqërisë që duan ta përjetojnë futbollin ndryshe.

Prishtina Football Fest, i organizuar nga KD Events & Communications, po e sjell Kampionatin Botëror 2026 më afër publikut, me ekran gjigant LED, bare, aktivitete dhe një ambient festiv ku çdo ndeshje merr tjetër emocion.

Sonte, vëmendja kryesore do të jetë te përballja Angli – Kroaci, një ndeshje që pritet të sjellë ritëm, rivalitet dhe shumë emocione për dashamirët e futbollit.

Ejani në Sheshin “Zahir Pajaziti”, mblidhni shoqërinë dhe bëhuni pjesë e atmosferës.

Sepse futbolli nuk përjetohet njësoj vetëm.

Botërori përjetohet në shesh.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.