Malisheva dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Malishevasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj, me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Kastriot Rexhës vjen në këtë ndeshje pasi u rikthye të fitorja në ndeshjen ndaj Dukagjinit dhe synon të vazhdoj me fitore për t’i qëndruar si “hije” Prishtinës në krye të tabelës.
Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës ka dy fitore radhazi duke ngritur formën së fundmi dhe synon fitoren e radhës ose rezultat pozitiv për të ikur nga pozitat që e rrëzojnë nga kategoria.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Malisheva: Avdyli, Veliu; Kryeziu, Skovgaard, Bajraktari; Ndjigi, Ferati; Xhylani, Nafiu, Uka; Ibishi;
Llapi: Qela; Aliu, Ajvazi, Sorensen; Mulalic, Hetemi, Ramadani, Selimaj; Yahaya, D’Almeida, Ademi;
/Telegrafi/

