KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sonte ndalet njësia B2 e Kosovës B

Sonte ndalet njësia B2 e Kosovës B

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24 tetor, rreth orës 00:15, për shkak të problemeve teknike të evidentuara.

Sipas njoftimit të KEK-ut, ndalja do të bëhet si masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve nga dëmtimet e mundshme dhe garantimit të sigurisë së operimit, transmeton Zeri.info.

KEK-u ka bërë të ditur se ekipet profesionale dhe teknike janë në gatishmëri për të nisur sanimin e problemeve sapo të krijohen kushtet e nevojshme.

Bazuar në vlerësimet aktuale, sipas KEK-ut, punimet pritet të përfundojnë gjatë fundjavës.

Korporata ka njoftuar se publiku do të informohet me kohë për rikthimin e njësisë B2 në operim./Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.