KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Snopçe: Ajo që ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për funksionimin e demokracisë parlamentare

Snopçe: Ajo që ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për funksionimin e demokracisë parlamentare

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, thotë se ajo që po ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për funksionimin e demokracisë parlamentare, duke iu referuar seancës për pyetje të deputetëve.

Ai thotë se deputetëve të opozitës u garantohet e drejta që, në kohëzgjatje prej dy orësh, t’i parashtrojnë pyetje deputetësh Qeverisë.

“Por, kur kërkohet pauzë, me ç’rast ndërpritet mundësia për ushtrimin e kësaj të drejte, e më pas arsyetimi është se dy orët tashmë kanë kaluar, kemi të bëjmë me një interpretim absurd të Rregullores së Kuvendit”.

“Kjo është një lloj skizofrenie politike: të kesh një të drejtë të garantuar prej dy orësh, e më pas ta përdorësh kohën e kaluar në pauza si argument për ta mohuar pikërisht atë të drejtë! Gjatë kohës që flisja nga vendi më ndërpreu koordinatori i OBRM-PDUKM-së dhe si pasojë nuk arrita të shprehem deri në fund”, thotë Snopçe.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.