KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasada Amerikane paralajmëron se mund të ketë protesta në Prishtinë në javët në vijim

Ambasada Amerikane paralajmëron se mund të ketë protesta në Prishtinë në javët në vijim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një komunikate për media, ka paralajmëruar se gjatë javëve në vijim në Prishtinë pritet të mbahen protesta, të cilat, mund të përhapen edhe në zonat përreth.

Nga ambasada shtohet se, këto protestat mund të nisin në mënyrë paqësore, porse, ‘’ mund të përshkallëzohen shpejt dhe pa paralajmërim, duke shkaktuar pengesa në trafik, ndërprerje të shërbimeve dhe, në disa raste, mbyllje të rrugëve’’.

‘’Personelit të Ambasadës në Prishtinë i rekomandohet vazhdimisht që të shmangë protestat dhe tubimet e mëdha. Në orët para dhe gjatë protestave, pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje të rrugëve, devijime të trafikut dhe pengesa në qarkullim. Nëse ndodheni pranë një proteste, qëndroni vigjilentë dhe vendoseni sigurinë tuaj personale në radhë të parë’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata e plotë:

Protestat janë duke vazhduar dhe pritet të mbahen edhe gjatë javëve në vijim në Prishtinë, ku pjesëmarrësit ka të ngjarë të grumbullohen në qendër të qytetit. Protestat mund të përhapen me shpejtësi edhe në zonat përreth, pa paralajmërim të mjaftueshëm paraprak.

Demonstratat dhe tubimet e mëdha mund të nisin në mënyrë paqësore, por mund të përshkallëzohen shpejt dhe pa paralajmërim, duke shkaktuar pengesa në trafik, ndërprerje të shërbimeve dhe, në disa raste, mbyllje të rrugëve. Personelit të Ambasadës në Prishtinë i rekomandohet vazhdimisht që të shmangë protestat dhe tubimet e mëdha.

Në orët para dhe gjatë protestave, pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje të rrugëve, devijime të trafikut dhe pengesa në qarkullim. Nëse ndodheni pranë një proteste, qëndroni vigjilentë dhe vendoseni sigurinë tuaj personale në radhë të parë. Ndiqni mediat lokale dhe uebfaqen e Ambasadës për informacionet më të fundit.

Veprimet që rekomandohen:

Shmangni zonat ku po mbahen protestat.

Tregoni kujdes nëse papritur gjendeni pranë tubimeve të mëdha ose protestave.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj dhe përcillni mediat lokale për përditësime.

Ndiq zhvillimet e kësaj ngjarjeje ↗

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.