Galatasarayi ka bërë një ofertë të kombinuar prej 40 milionë eurosh për dy yje të futbollit evropian, Gabriel Martinellin e Arsenalit dhe Rafael Leaon e Milanit, raporton gazetari turk Haluk Yurekli.
Martinelli është lidhur prej kohësh me një largim të mundshëm nga Arsenali gjatë kësaj vere, veçanërisht nëse kampionët e Ligës Premier vendosin të përforcojnë krahun e majtë të sulmit.
25-vjeçari realizoi 11 gola dhe dhuroi shtatë asistime sezonin e kaluar. Ai ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2027, ndërsa klubi londinez ka edhe opsionin për ta zgjatur atë për një vit tjetër.
Megjithatë, Arsenali më herët ka bërë të ditur se do të kërkonte rreth 60 milionë funte për brazilianin, që do të thotë se oferta e raportuar prej 40 milionë eurosh nga Galatasaray është dukshëm më e ulët se vlerësimi i “Topçinjve”.
Arsenali është i hapur për oferta të përshtatshme për Martinellin, por pritet të qëndrojë i palëkundur në kërkesën e tij financiare.
Ndërkohë, Rafael Leao vazhdon të jetë pjesë e Milanit dhe ka marrë pjesë në përgatitjet parasezonale të skuadrës, pavarësisht se në qershor kishte shprehur dëshirën për një “sfidë të re”.
Reprezentuesi i Portugalisë kishte pranuar gjithashtu se do të ishte “shumë i lumtur” nëse një klub i Ligës Premier do të shfaqte interes për transferimin e tij.
Megjithatë, për momentin, Galatasarayi duket të jetë klubi i vetëm që ka bërë një lëvizje konkrete për Leaon. Mbetet të shihet nëse kampionët e Turqisë do të arrijnë ta bindin yllin portugez për t’u transferuar në Stamboll këtë verë./Telegrafi/
