KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Skriniar pëson një tronditje të madhe, hajdutët i vodhën të gjitha paratë

Skriniar pëson një tronditje të madhe, hajdutët i vodhën të gjitha paratë

Kapiteni i Fenerbahçes, Milan Skriniar, përjetoi një makth të madh ditën e fundit. Një hajdut hyri me forcë në shtëpinë luksoze të tij në lagjen Beykoz të Stambollit dhe vodhi të gjitha paratë! Pas ankesës së Skriniar, policia është në kërkim të hajdutit.

Sipas mediumit turk Sabah, qendërmbrojtësi sllovak është tronditur nga një vjedhje me thyerje të shtëpisë.

Dyshohet se hajdutët kanë hyrë me forcë në vilën e Skriniar në një kompleks luksoz në Beykoz të Stambollit dhe kanë vjedhur të gjitha paratë që ndodheshin brenda.

Skriniar e vuri re situatën. Ai shkoi direkt në stacionin e policisë. Pas ankesës së kapitenit të Fenerbahces, ekipet e policisë nisën një hetim për të kapur hajdutët.

Dyshohet se 40,000 dollarë (rreth 1,790,000 lira turke) u vodhën nga shtëpia e lojtarit.

Mediat raportojnë se ka dalë në pah se një kompani e zhvendosjes së sendeve kishin vizituar së fundmi shtëpinë e futbollistit.

Hetimet policore për këtë çështje janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.