Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahir ka reaguar pas konfliktit fizik mes stafit të kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci dhe asamblistëve të PDK-së gjatë ditë së sotme në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.
Në reagimin e tij, Tahiri thotë se ajo që ndodhi sot, sipas tij, është pasojë e arrogancës, papërgjegjësisë dhe qeverisjes së mbrapshtë që është instaluar në qytet, transmeton IndeksOnline.
“Ky pushtet abuziv e ka shndërruar Kuvendin Komunal në arenë provokimesh e përplasjesh fizike, ndërkohë që në prapaskenë po bën pazare me pronat publike. Nuk do ta lejojmë askënd t’i keqpërdorë pasuritë e Mitrovicës për interesa politike, personale apo klienteliste. Kushdo që tenton ta bëjë këtë, do të na ketë përballë! Pronën publike dhe interesin e qytetarëve do t’i mbrojmë në çdo mënyrë dhe me çdo kusht!”, ka shkruar Tahiri.

