Real Madridi u eliminua nga Liga e Kampionëve 2025/26, pasi u mposht 4-3 nga Bayern Munich në ndeshjen e dytë të çerekfinales dhe 6-4 në total.
Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, në fushë u krijua një situatë e tensionuar. Disa lojtarë të Real Madridit iu afruan gjyqtarit Slavko Vincic për të protestuar ndaj vendimeve të tij gjatë takimit, duke shkaktuar momente kaotike pranë tunelit.
Lojtarët e Real Madridit ishin të indinjuar për kartonin e kuq të Edouardo Camavingas.
Sipas raportimeve, gjyqtari tentoi të qetësonte situatën, por protestat vazhduan dhe u shoqëruan me fjalë të ashpra nga lojtarët madrilenë.
Në këtë moment, Vincic vendosi të ndëshkojë me karton të kuq Arda Gulerin, i cili kishte shënuar dy gola në ndeshje, për shkak të sjelljes ndaj gjyqtarit dhe fjalorit të përdorur.
Pas ndëshkimit, gjyqtari u shoqërua drejt dhomave të zhveshjes, ndërsa pakënaqësia te lojtarët e Real Madridit vazhdoi edhe pas përfundimit të takimit. /Telegrafi/