Shkrimtari dhe komentatori politik Halil Matoshi ka kritikuar ashpër futbollistët e Kombëtares së Kosovës, pasi disa prej tyre ulën kokën gjatë intonimit të himnit izraelit para ndeshjes së Ligës së Kombeve. Sipas tij, futbollistët me veprimet e tyre përfaqësojnë shtetin e Kosovës dhe jo vetveten, prandaj duhet t’i respektojnë rregullat e futbollit.
“Ata nuk guxojnë me ulë kokën ndaj himnit izraelit, e kjo është antisemitizëm klasik”, tha Matoshi.
Komentet Matoshi i dha në emisionin “POLITIKO” në Kanal 10, ku debatoi me profesorin Olsi Jazexhi, i cili ishte i lidhur drejtpërdrejt nga Malajzia.
Ndeshja Kosovë-Izrael u luajt më 14 nëntor në Prishtinë dhe përfundoi 0-0, ndërsa tifozët dhe brohoritën gjatë himnit izraelit. Sipas mediave, disa nga lojtarët kosovarë uluan kokën gjatë himnit, ndërsa lojtarët dhe stafi izraelit e kënduan me zjarr,
Një skenë e ngjashme ndodhi edhe më 2023, kur tifozët vilën himnin izraelit në takimin e dy ekipeve në Prishtinë. UEFA tha atëherë se kishte hapur procedura për ngatërresat gjatë himneve kombëtare. Ky ishte takimi i parë i Izraelit pas sulmit të 7 tetorit./IndeksOnline/

