KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Skandal në Britani të Madhe | Gazetarja e BBC: Një ministër dhe partnerja e tij më kanë propuzuar marrëdhënie seksuale treshe në dhomë hoteli

Skandal në Britani të Madhe | Gazetarja e BBC: Një ministër dhe partnerja e tij më kanë propuzuar marrëdhënie seksuale treshe në dhomë hoteli

Gazetarja e njohur politike e BBC-së, Laura Kuenssberg, 50 vjeçe, ka zbuluar se një ministër britanik dhe partnerja e tij i kanë propozuar të kryenin marrëdhënie seksuale treshe gjatë një konference partiake.

Në librin e saj autobiografik “Pay Attention”, që publikohet këtë javë, Kuenssberg tregon se kishte shkuar në dhomën e hotelit të ministrit për një takim pune, duke menduar se aty do të ishte edhe këshilltari i tij.

Por ajo e gjeti politikanin me këmishën e zbërthyer, të shtrirë në krevat, pranë partneres së tij. Gazetarja përfundoi pijen dhe u largua menjëherë.

Kuenssberg pranon se mund ta ketë keqinterpretuar situatën, por e përshkruan takimin si tepër të pakëndshëm. Ajo ka deklaruar se nuk do ta zbulojë kurrë identitetin e ministrit.

Ish-redaktorja politike e BBC-së rrëfen gjithashtu se një tjetër ministër i martuar e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme gjatë një mbrëmjeje në teatër, pas së cilës ajo ndërpreu çdo kontakt me të.

Në libër përmenden edhe mesazhe shqetësuese nga politikanë, ngacmime të tjera dhe kërcënime publike, për shkak të të cilave BBC i kishte caktuar truproja.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.