KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy kosovarë dënohen për vjedhjen e produkteve të Victorinox në Zvicër, dëmi mbi 208 mijë franga

Dy kosovarë dënohen për vjedhjen e produkteve të Victorinox në Zvicër, dëmi mbi 208 mijë franga

Tre ish-punonjës të kompanisë së njohur zvicerane Victorinox janë dënuar nga Gjykata Penale e kantonit Schwyz, pasi akuzoheshin për vjedhjen e produkteve të kompanisë në vlerë prej të paktën 208 mijë frangash zvicerane.

Sipas raportimit të mediumit zviceran MarchHöfe24, vjedhjet kanë ndodhur gjatë periudhës 2018-2023, ndërsa në mesin e produkteve të përvetësuara ishin thika, orë dore, çanta shpine dhe artikuj të tjerë të prodhuar nga Victorinox.

Dënimin më të rëndë e mori një 42-vjeçar nga Kosova, i cilësuar si autori kryesor i rastit. Ai u dënua me 36 muaj burgim, prej të cilëve gjashtë muaj duhet t’i vuajë në burg, ndërsa pjesa tjetër është me kusht.

Gjykata gjithashtu vendosi dëbimin e tij nga Zvicra për një periudhë prej shtatë vjetësh, transmeton Telegrafi.

Në këtë rast është dënuar edhe një 45-vjeçar gjerman, i cili u shpall bashkëpunëtor në vjedhje. Ai mori 18 muaj burgim me kusht dhe dëbim nga Zvicra për pesë vjet.

Ndërkaq, i dënuari i tretë, një 50-vjeçar nga Kosova, u shpall fajtor për vjedhje të thjeshtë dhe hyrje të paautorizuar në pronë. Atij iu shqiptua një dënim me kusht prej 180 gjobash ditore, në vlerë prej 90 frangash secila. Për të nuk u vendos masa e dëbimit nga Zvicra.

Sipas mediumit zviceran, prokuroria kishte kërkuar dënime dukshëm më të ashpra për të akuzuarit. Përveç dënimeve penale, tre ish-punonjësit duhet të mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të kërkesave civile të kompanisë Victorinox, si dhe shpenzimet gjyqësore.

Vendimet e gjykatës ende nuk janë të formës së prerë dhe mund të kundërshtohen përmes ankesës në Gjykatën Kantonale./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.