KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Situatë e rënduar në Rahovec, reshjet e dendura shkaktojnë vërshime

Situatë e rënduar në Rahovec, reshjet e dendura shkaktojnë vërshime

Të reshurat e mbrëmshme dhe të sotme me intensitet të lartë kanë shkaktuar përmbytje të dukshme në disa zona të qytetit të Rahovecit, duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve.

Rrugët kryesore të qytetit janë mbuluar nga ujërat meteorikë, ndërsa vërshimet kanë depërtuar edhe në ambiente private e publike.

Situatë më e rënduar është raportuar në një parking nëntokësor, ku niveli i ujit ka arritur në disa dhjetëra centimetra, duke bllokuar e dëmtuar disa automjete të parkuara aty.

Në pamjet e publikuara nga vendngjarja shihet se si rritja e menjëhershme e nivelit të ujit ka mbingarkuar rrjetin e kanalizimit, ndërsa pronarët e mjeteve po përballen me dëme materiale.

Pritet që ekipet përgjegjëse të emergjencave lokale të ndërhyjnë për evakuimin e ujit dhe sanimin e gjendjes në zonat më të prekura. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.