KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Sinjale pozitive, Shqipëria frikësohet se edhe Dalipi mund të zgjedhë Kosovën!

Sinjale pozitive, Shqipëria frikësohet se edhe Dalipi mund të zgjedhë Kosovën!

E ardhmja ndërkombëtare e Lutfi Dalipit mbetet e paqartë, ndërsa gara mes Shqipërisë dhe Kosovës për ta bindur talentin 20-vjeçar po merr vëmendje gjithnjë e më të madhe.

Fillimisht u raportua se Dalipi ishte pranë përfaqësueses së Shqipërisë, por së fundmi në Kosovë janë shfaqur bindje se futbollisti mund të zgjedhë fanellën dardane. Një sinjal që ka nxitur spekulimet është edhe pëlqimi i një postimi nga stërvitja e Kombëtares së Kosovës, shkruan Indeksonline

Federata e Futbollit e Kosovës raportohet se po bën përpjekje për ta bindur mesfushorin, i cili më herët ka vendosur të mos vazhdojë me Zvicrën U-21. Ndërkohë, Shqipëria rrezikon të humbasë një talent me perspektivë, nëse nuk arrin ta bindë për të përfaqësuar kuqezinjtë.

Dalipi po kalon një sezon të shkëlqyer me Vaduzin në kampionatin zviceran. Në 13 paraqitje ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë nëntë asistime. Edhe pse pozicioni i tij natyral është në mesfushën ofensive, te Vaduz po aktivizohet edhe si sulmues qendre./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.