KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Diomandé nuk i harron rrënjët, ylli i Real Madridit i befason tifozët me dhurata

Diomandé nuk i harron rrënjët, ylli i Real Madridit i befason tifozët me dhurata

Yan Diomandé ka bërë një gjest të veçantë gjatë qëndrimit në grumbullimin e Kombëtares së Bregut të Fildishtë.

Futbollisti i Real Madridit ka shpërndarë para për disa tifozë të rinj që ishin mbledhur për të parë stërvitjen e ekipit kombëtar.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe kanë marrë vëmendje të madhe.

Një prej të rinjve që përfitoi nga gjesti i sulmuesit tregoi se kishte marrë prej tij një bankënotë prej 10 mijë frangash CFA, afërsisht 15 euro, si dhe ushqim e fruta.

ë Para quitarse el sombrero: Diomandë regala dinero a multitud de aficionados en Costa de Marfil

Fuente: Le Media 100Filtre – Ange Leho https://t.co/pSrBCD4jgm

— laSexta Deportes (@Sexta_Deportes) November 12, 2026

Veprimi i 19-vjeçarit është vlerësuar nga tifozët, të cilët e kanë përshëndetur për mënyrën se si u afrua me ta dhe për kujdesin ndaj të rinjve në vendlindje.

Diomandé po përjeton një ngritje të madhe në karrierën e tij, por nuk ka harruar të tregojë lidhjen me vendin e tij.

Tashmë ai synon ta dëshmojë veten edhe në fushë, ku Bregu i Fildishtë e pret një përballje e dyfishtë me Gambinë në eliminatoret e Kupës së Afrikës 2027. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.