KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Simbole provokuese ruse dhe serbe në shënimin e Bogojavlenjes në Liqenin e Ujmanit

Simbole provokuese ruse dhe serbe në shënimin e Bogojavlenjes në Liqenin e Ujmanit

Në Liqenin e Ujmanit, është shënuar festa ortodokse e Bogojavlenjes përmes manifestimit tradicional të notimit për Kryqin.

Në këtë aktivitet, mbi 300 qytetarë serbë u hodhën në ujërat e ftohta të liqenit, pavarësisht temperaturave të ulëta, për të tentuar ta kapin kryqin, duke shënuar kështu një numër rekord pjesëmarrësish.

Manifestimi ka tërhequr një numër të madh të pjesëmarrësve dhe shikuesve, ndërsa gjatë organizimit janë vërejtur edhe flamuj me përmbajtje provokuese, përfshirë simbole shtetërore të Federatës Ruse.

Kisha Ortodokse Serbe ka dalë me një deklaratë publike, duke bërë të ditur se për arsye sigurie dhe për shkak të kushteve të motit, nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për organizimin e kësaj ngjarjeje, ndonëse manifestimi është mbajtur sipas traditës së viteve të kaluara.

Të pranishëm gjatë kësaj feste kanë qenë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë monitoruar situatën dhe janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë gjithë kohëzgjatjes së aktivitetit.

Notimi për Kryqin në Liqenin e Ujmanit organizohet tradicionalisht që nga viti 2011 dhe zhvillohet në një distancë simbolike prej 33 metrash nga bregu, distancë kjo që përfaqëson vitet e jetës së Jezu Krishtit.

Sipas traditës, pjesëmarrësi që arrin i pari te kryqi shpërblehet duke e marrë atë si simbol të besimit dhe festës së Bogojavlenjes.

`

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.