KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Si po e verifikon Snapchat moshën e përdoruesve në Australi?

Si po e verifikon Snapchat moshën e përdoruesve në Australi?

Snapchat, një nga aplikacionet më të njohura të mediave sociale mes adoleshentëve australianë, ka angazhuar softuerin e një kompanie me bazë në Singapor të quajtur k-ID për të mbajtur fëmijët jashtë platformës së tij.

Kompania ofron kontrollin e moshës për shërbime digjitale si lojërat dhe platformat e mediave sociale.

Në Snapchat, përdoruesit do të shohin një paralajmërim për të provuar moshën e tyre, përmes disa metodave, duke përfshirë marrjen e një selfie-je që softueri të vlerësojë moshën.

Por disa përdorues thonë se kanë gjetur mënyra për të shmangur këto kontrolle të aplikacionit, si p.sh. duke përdorur imazhe të personave më të vjetër.

Drejtori i çështjeve korporative të kompanisë, Luc Delaney, i thotë BBC-së se verifikimi është një “luftë e vazhdueshme” për firmat në këtë biznes.

Ai thotë se softueri i k-ID do të përmirësohet vazhdimisht me kalimin e kohës, ndërsa dalin shembuj të rinj të mënyrave se si njerëzit përpiqen të shmangin sistemin.

“Por ne nuk i këshillojmë njerëzit të përpiqen të kapërcejnë këto mjete, pasi mund të ndalohen nga platforma”, tha Delaney. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.