KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ligji kundër islamofobisë që po nxit debat në New Jersey të ShBA-së

Ligji kundër islamofobisë që po nxit debat në New Jersey të ShBA-së

Një projektligj në shtetin amerikan të New Jersey-t, që synon të luftojë diskriminimin ndaj myslimanëve, ka nxitur shqetësime për kufizimin e lirisë së shprehjes.

Bill Brown, ish-komando i marinës amerikane (Navy SEAL) dhe avokat, ka paralajmëruar se projektligji mund t'i bëjë qytetarët të hezitojnë të kritikojnë publikisht ide fetare dhe politike.

Bëhet fjalë për projektligjin Assembly Bill 1146, i cili synon të krijojë një përkufizim zyrtar të islamofobisë, që do të përdorej nga institucionet dhe organet e rendit gjatë shqyrtimit të rasteve të dyshuara të diskriminimit ndaj myslimanëve.

Sipas propozimit, islamofobia përfshin urrejtjen ose denigrimin e rëndë ndaj personave myslimanë dhe kulturës së tyre, si dhe shfaqjet retorike, të dhunshme apo fizike të qëndrimeve kundër myslimanëve.

Ndër shembujt e përmendur janë edhe heqja me forcë e shamisë nga gratë myslimane, trajtimi diskriminues dhe fajësimi kolektiv i myslimanëve për veprimet e një individi apo grupi.

Megjithatë, Brown ka shprehur shqetësimin se përkufizimi mund të jetë tepër i gjerë dhe të krijojë frikë nga shprehja e mendimeve kritike.

“Vetë kërcënimi i shqyrtimit nga shteti është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj debatit publik”, ka deklaruar ai për Fox News Digital.

Ai ka theksuar se Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane garanton të drejtën për të kritikuar çdo fe apo doktrinë.

Projektligji nuk parashikon krijimin e një vepre të re penale për kritikimin e Islamit dhe përmban dispozita që garantojnë mbrojtjen e të drejtave kushtetuese. Ai synon që përkufizimi i islamofobisë të merret parasysh gjatë shqyrtimit të shkeljeve të ligjeve ekzistuese kundër diskriminimit.

Brown, megjithatë, e ka cilësuar propozimin si një përpjekje të tërthortë për të kufizuar kritikën ndaj fesë, duke argumentuar se mbrojtja e njerëzve nga diskriminimi nuk duhet të nënkuptojë mbrojtjen e ideve fetare nga kritika publike.

Sipas tij, dallimi mes paragjykimit ndaj myslimanëve dhe kritikës ndaj islamizmit si lëvizje politike duhet të mbetet i qartë. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.