KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Si iu bashkua UÇK-së në moshën 19-vjeçare, rrëfimi i ish-ushtarit Arsim Jashari (VIDEO)

Si iu bashkua UÇK-së në moshën 19-vjeçare, rrëfimi i ish-ushtarit Arsim Jashari (VIDEO)

Arsim Jashari, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrëfyer në emisionin “Sol” në Klan Kosova për rrugëtimin e tij, vendimin për t’iu bashkuar luftës dhe përvojat që nga ajo periudhë e deri më sot.

Ai tregoi se vendimin për t’u bërë pjesë e UÇK-së e mori kur ishte vetëm 19 vjeç, i ndikuar edhe nga ngjarjet e rënda të kohës, veçanërisht nga sulmi ndaj familjes së Adem Jasharit, të cilin e kishte parë në televizion.

“Kam thënë, ose më mirë të futem për liri, ose të vdes i poshtëruar në robëri”, rrëfeu Jashari.

Ai theksoi se vullneti i tij ishte aq i madh, saqë asgjë nuk mund ta kthente prapa nga vendimi i marrë.

Gjatë rrëfimit në “Sol”, Jashari foli edhe për mënyrën se si e priti familja vendimin e tij për t’u bërë pjesë e UÇK-së, si dhe për shumë përjetime të tjera nga ajo periudhë e deri në ditët e sotme.

Ndiqni rrëfimin e plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.