Dalja e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri në orën 15:00 ka arritur në 31,17 për qind.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në këtë orë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 5.064 qytetarë.
Procesi i votimit në Bërvenicë vazhdon deri në orën 19:00, ndërsa qytetarët votojnë për njërin nga gjashtë kandidatët në garë për postin e kryetarit të komunës.
Burimi: telegrafi.com ↗

