Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar i dyshuari në Deçan, i cili përmes një video incizimi shihet duke shtënë me armë zjarri në ajër.
Rasti ka ndodhur më 17 shtator, në ora 13:00.
“Pas një kontrolli nga shtëpia e të dyshuarit është sekuestruar një armë zjarri AK 47 me një karikator të zbrazët”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Policia njofton se rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/