Një grua, shtetase e Maqedonisë së Veriut, është arrestuar nën dyshimin se, përmes një autorizimi të falsifikuar, ka arritur t’i shesë në mënyrë të kundërligjshme dy prona të xhaxhait të saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur në Shtime, pas një pune hetimore nga zyrtarët policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht nga Sektori për Hetime Financiare.
E dyshuara dyshohet se kishte falsifikuar një autorizim te një noter në Maqedoninë e Veriut, përmes të cilit kishte arritur t’i shiste dy pronat.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

