Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka njoftuar se ka përfunduar pastrimi i deponisë së dytë ilegale të mbeturinave në Cërrcë të Istogut.
Përmes një postimi, Pacolli-Dalipi ka bërë të ditur se aksioni i pastrimit do të vazhdojë edhe me fazën e tretë, me qëllim të largimit të deponive ilegale nga kjo zonë.
“Pas deponisë së parë, përfunduam edhe pastrimin e deponisë së dytë në Cërrcë të Istogut. Me fazën e tretë, do ta pastrojmë Cërrcën nga deponitë ilegale të mbeturinave”, ka shkruar Pacolli-Dalipi.
Ajo ka theksuar se aksioni për largimin e deponive ilegale të mbeturinave do të vazhdojë. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

