Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova dhe modelja e njohur, Xhuli Nura, po bëhet nënë për herë të parë.
Ajo ka vendosur ta përjetojë këtë rrugëtim si nënë e vetme, duke zgjedhur procedurën e fekondimit in vitro, një vendim që ka ngjallur diskutime të mëdha në rrjet.
E për këtë së fundmi u bë një reagim edhe nga ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu.
Foto: TikTok
Thekson se Xhuli ka bërë një gabim pasi fëmija do të dijë se kë ka baba dhe se nuk mund t’ia plotësojë atë ndjenjë kurrë.
“Jam duke u rrezitur këtu dhe isha duke i shikuar disa video disa gra që po thonë shumë mirë ka bërë Xhuli, shumë mirë ka bërë Xhuli. Nuk jam kundër që një njeri që vendos jetën e vet bash si të dojë, e ka të drejtën e botës, por jam kundër që ti të mendosh veç veten pse i ke bërë 30 e diçka vjet dhe mendon që suksesi i femrës është vetëm me u bë prind është shumë gabim”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Për mendimin tim ti je shumë egoiste që sjell në jetë dy engjëj që janë të pafajshëm dhe nuk munden kurrë në jetën e vet ta dinë se kush është babai, ti kurrë atë ndjenjë nuk mund t’ia plotësosh ndjenjën e babasë sado që ka një super nënë, me ia ofru të gjitha të mirat e botës, atë ndjenjën e babait nuk mund t’ia plotësosh”.
“Fëmija ka të drejtë sado me qenë i keq apo i mirë prindi me taku një herë në jetën e vet, se kush është. Të paktën me ndje atë aromë, mandej është diçka tjetër që ka njerëz që ju mbaron dashuria, ndahen ka prindër të papërgjegjshëm që kur ndahen nuk përkujdesen për fëmijën, por është plotësisht temë tjetër. Për mendimin tim, Xhuli më ka pëlqyer gjithmonë për femrën e fortë që është po për këtë nuk më ka pëlqyer aspak, mendoj që ti mendon vetëm për veten, njeri egoist, njeri i keq. Mendoj që kësaj here ke gabuar”, përfundon Xheneta. /Telegrafi/
